Bunjaku: Qeveria u ka shpallur luftë sindikatave, s’po përfillen kërkesat e opozitës

Aktuale

Bunjaku: Qeveria u ka shpallur luftë sindikatave, s’po përfillen kërkesat e opozitës

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:24
Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, tha se në buxhetin për vitin 2024 nuk është përfillur asnjë amendament i opozitës. Sipas saj, ky është buxhet nuk garanton zhvillim dhe se nuk janë përfillur kërkesat e asnjë sindikate.

Madje tha se Qeveria i ka shpallur luftë sindikatave, duke shtuar se Qeveri po ushtron diktaturë ndaj gjithë kujt që po e kundërshton.

“Realisht që është i treti buxhet që vjen në këtë Qeveri dhe asnjë amendament nga opozita nuk është pranuar ne e kemi përgatitur amendamentin dhe asnjëri prej tyre asnjëherë nuk janë përfill. Ky buxhet i Republikës së Kosovës tani sot që e ka zgjedh mundem me thënë që veç buxhet nuk është sepse ndarjet buxhetore nuk janë korrekte dhe nuk janë të drejta dhe tonë kohën e kanë pasur gojën plotë që kanë rritje ekonomike ndërsa ky vit është viti më i dobët sa i përket rritjen ekonomike duke pasur parasysh inflacionin duke e pasur parasysh edhe kërkesat e policëve, mjekëve e infermierëve, inspektorëve, shërbyesëve civil e shumë e shumë sindikata domethënë kjo Qeveri i ka shpallë luftë të gjithë sindikatave”.

“Është keq me të gjitha sindikatat dhe tendencat e tyre është që të përqahen sindikatat dhe të ndikohen të menaxhohen më lehtë sipas këtyre është Qeveri që thjesht po ushtron diktaturë të sindikatave të Republikës së Kosovës edhe pse sindikatat gjithmonë kanë pasur kërkesa here pas herë kanë pasur protesta edhe në të kaluarën, por kryeministri duhet të bashkëpunoj ngushtë me sindikatat dhe t’i plotësoj kërkesat e qytetarëve dhe punëtoreve të cilat i kanë ato kërkesa”.

“Ju e dini edhe për  rastin e fundit për grevën e minatorëve tani e përçan sindikatën mandej i dhanë disa shtesa dhe absolutisht nuk është bërë zgjidhje afatgjate sipas kërkesave të minatorëve, e dini edhe me Sindikatën e Arsimit tash e tutje me koeficientin e ulët nëse në të ardhmen në vitin 2024 ka me pasur zbritje nuk ka me pasur rritje ekonomike atëherë edhe koeficienti ka me qenë më i ulët dhe kjo sinqerisht ua ka bërë jetën të papërballueshme qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsyeje Ambasadat janë me të rinj dhe të reja tani besoj që do të behët liberalizimi i vizave dhe nuk e di për  cilët punëtor e kanë fjalën se Kosova po zmbrapset nga kjo Qeveri me depresion politik psikik dhe ekonomik”.

Duke komentuar mos përmbushjen e kërkesave të Policisë, ajo tha se një kohë Kurti e lavdëronte Policinë e tash nuk po merret me ta.

“Gjithmonë refuzohen nga Kryeministri Kurti sepse Kryministri Kurti nuk e ka hallin as te njësit speciale a janë këta polic të cilën ky Kryeministër sa ka qenë në opozitë i ka hudh gaz lotsjellës i ka maltretuar nuk i ka respektuar Policin e Republikës së Kosovës , tani me kauzën te cilin e ngriti në veri, Policia e Kosovës për Kurtin ishin hero tash meqë janë ulë pak gjakrat dhe tensioni ka ra në veri tash prapë Policia e Kosovës nuk përfillet nuk bashkëpunon z.Kurti as me Policinë dhe as me një sektor tjetër, është fjala se në secilën sektor është dështim arsimi shëndetësia Policia dhe të gjithë sektorët janë dështim sepse nuk e ka  hallin e qytetarëve po e ka hallin për me shpërnda vitra për me shpërnda ndihma është  Qeveria që më së shumti ka dhënë vitra ndihma subvencione thjesht tu e varfëruar popullin tu i dhënë nga një lug mjaltë për me menaxhuar ma lehtë që në të ardhmen me i pasë votuesit të vet krejt këto është duke i bërë për shkak të elektoratit dhe me ruajt pozicionin  e vet si partia e parë në vend po unë besoj shumë që tani më u kuptuar kauzat e rrejshme të z.Kurtit dhe besoj shume që qytetaret e Republikës së Kosovës do t’i thirrin mendjes dhe do të votojnë me mendje të shëndosh jo me ndikim  jo me popullizëm po me vepra konkrete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat