Ministrja Hajdari kapet me Abelard Tahirin pasi i tha se ka vjedhur: Turp duhet me t’ardhë, i pandershëm

Aktuale

Ministrja Hajdari kapet me Abelard Tahirin pasi i tha se ka vjedhur: Turp duhet me t’ardhë, i pandershëm

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Abelard Tahiri dhe Rozeta Hajdari

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është përplasur me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, të cilën e ka akuzuar për vjedhje të rezervave shtetërore, pasi e përmendi skandalin ku ishte përfshirë Ridvan Muharremi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hajdarit, e cila i replikoi Tahirit, duke e quajtur të pandershëm.

“Turp duhet me të ardhë, turp, turp. I pandershëm. S’po të vjen turp. Ju që brengoseni për popullin, për “bizneset”. Turpi duhet t’ju mbulojë.”, ia ktheu Hajdari.

Teksa pas saj e mori sërish fjalën deputeti Tahiri, duke vazhduar me akuzat e njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat