Deputeti i PDK-së: Kurti po bën lojë, Komunat që qeverisen nga opozita i dëshiron të dështuara

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Kurti po bën lojë, Komunat që qeverisen nga opozita i dëshiron të dështuara

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 17:33
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024.

Ai, ka thënë se i njëjti nuk i plotëson as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Më shumë është një lloj buxheti social dhe jo buxhet sidomos që i përkrah investimet kapitale. Kemi shkurtim të investimeve kapitale në të gjitha komunat e Kosovës dhe mendoj që është gabim. Duhet të ketë investime sa më shumë. Mirëpo, është një lloj loje e kryeministrit Kurti. Ju e dini që vitin e kaluar është folur shumë për tatimin në pronë dhe me ligj komunat janë detyruar që t’i falin të hyrat që ata i marrin nga inkasimi i tatimeve dhe tani po ashtu me shkurtimin e investimeve kapitale po tentohet që komunat të shihen në një farë forme nga qytetarët si komuna të dështuara”, ka thënë Qalaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti po dëshiron ti qet kryetarët e komunave të dështuar, pasi që shumica qeverisen nga opozita.

 “Ju e dini që shumica absolute e komunave u takojnë partive opozitare dhe ky është qëllimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri që qytetarët t’i shohin kryetarët e komunave si njerëz që nuk dinë me qeveris, të cilët nuk kanë ide për projekte e në fakt qeveria ua shkurton buxhetin për investime kapitale, për subvencione e kështu me radhë dhe që është gabim”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat