Muhaxheri hedh dyshime se Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për Asociacionin

Aktuale

Muhaxheri hedh dyshime se Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për Asociacionin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri njëkohësisht kryetar i Komunës së Pejës, ka hedhur dyshime se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është marrë vesh me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Muhaxheri tha se draft-statuti për Asociacionin, mund të jetë dorëzuar nga vetë Kurti dhe pastaj është pranuar edhe nga Vuçiq.

“Është dashtë të jetë më i mençur se ata dhe ta dorëzoj një dokument vet. Veç nëse ky dokument është që e ka dorëzu vet dhe është dakordu me Vuciqin, dhe na servohet si dokument i dikuj tjetër. Ka një dyshim se këta janë marrë vesh, dhe tash hajt si ta paketojmë. Këtu duhet me u ngjallë dyshimi. Si është e mundur që një njeri, dhe zv. kryeministër, njëri I ka votat por tjetri është I emëruar, po folin për të ardhmen e vendit. Nëse është pranu e po shihet që po, do të jetë në tavolinë edhe në qeveritë e ardhshme”, tha ai.

Muhaxheri tha se Kurti po flet ndryshe me opozitën e ndryshe siç i quajti “me militantët e tij”.

“Nga gjuha që po e përdor te opozita, shihet që është pranu, kurse te militantët thotë jo luani se pranon këtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat