Bislimi kritikon “Rrugën e re” të Abdixhikut: Nuk do ta bënte një LDK e orientimit djathtist

Aktuale

Bislimi kritikon “Rrugën e re” të Abdixhikut: Nuk do ta bënte një LDK e orientimit djathtist

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:45
Faton Bislimi

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka deklaruar se deri në këto  moment nuk ka parë ende program të kundër kandidatit të tij për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Bislimi tha se programi “Rruga e re” nuk është një program i cili sipas tij, do ta bënte një LDK e orientimit djathtist.

“Unë deri në këto momente nuk kam pa program të kandidatit tjetër për kreun e LDK-së, për LDK-në… E respektoj programin e punës që është bërë që quhet “Rruga e Re”, e respektoj në kuptimin e punës që është  bërë të jemi të kjartë. Kam vërejtjet e mia dhe besoj që nuk është program që do ta bënte një LDK e orientimit djathtist, autokton siç e ka pasë LDK-ja përherë, por ajo është temë që do të duhej të diskutohej  bile me lidershipin e ri të LDK –së”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, ka qenë një lloj ngutie siç e cilësoi ai, e pakuptimtë që të përgatitet një program qeverisës “Rruga e re”, pasi sipas tij, me këtë program Abdixhiku ka injoruar pjesën tjetër zgjedhore të LDK-së me idenë se ai është “i pazëvendësueshëm, i pasfidueshëm e i pacënueshëm”.

“Sepse mendoj se ka qenë një lloj ngutie e pakuptueshme që ta pregatisin një program qeverisës “Rruga e re” e prezantuar nga zoti Abdixhiku është program qeverisës i LDK-së,  do me thënë kur të vjen LDK në qeverisje e ka këtë program. E tash nëse ti e ke bë atë program me një ekip të tanë të njerëzve që kanë qenë strukturat e tanishme të LDK-së, se ato struktura janë ndrru në një pjesë të madhe, atëherë ti e ke qitë “qerren para kuajve”. Do me thënë e ke bë programin qeverisës total, e ke injoru pjesën zgjedhore të LDK-së, me idenë se ti je i pacenueshëm, i pasfidueshëm, i pazëvendësueshëm në këtë rast dhe LDK me këtë program do të SHkoj në qeveri me juve si lider. Unë mendoj që ka mundësi edhe aty të bëhet më shumë, por program për partinë, cili është vizioni i Abdixhikut për LDK-në brenda LDK-së për familjen tonë politike unë nuk kam pa”, shtoi Bislimi.

Konventa zgjedhore e LDK-së do të mbahet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat