U arrestua pasi pengoi fjalimin e Kurtit, lirohet aktivistja e PSD-së

Aktuale

U arrestua pasi pengoi fjalimin e Kurtit, lirohet aktivistja e PSD-së

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Momenti i arrestimit

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, e cila është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës është liruar.

Ajo dyshohet se tentoi ta pengojë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili po fliste në ceremoninë e hapjes së “Ulpiana Forum”.

Lajmin e ka konfirmuar, anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti, i cili tha se pushteti i Kurtit e arrestoi aktivisten Demolli sepse sipas tij ‘nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që po ia bëjnë Kosovës’.

“Pushteti i Zajednicës e arrestoi aktivisten Donjeta Demolli sepse nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që ky pushtet po ia bëjnë Kosovës. Për herë të parë u materializua Asociacioni me statut. Sot, s’flasim veç për mashtrimin e gënjeshtrën në të cilën Kurti gjindet por dëmin që po e implementon. Asociacioni është autonomi, është pushtet i ri i tretë që e zhbënë konceptimin e shtetit të Kosovës“, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se pas lirimit të Demollit është arrestuar aktivisti Gëzon Kastrati, por, që është liruar më pas.

“Donjeta Demolli është e liruar nga arrestimi. Menjëherë pas lirimit të saj, në mënyrë të jashtëligjshme, pushteti arrestoi Gëzon Kastratin, dhe u detyruan ta lirojne. Por, pavarësisht veprimeve të pushtetit e të policisë, organizimi e rezistenca vetem po rritet sepse rreziku është i madh“, theksoi ai.

Ndryshe, aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, është arrestuar mbrëmë, pasi e njëjta me disa aktivistë të tjerë ia ndalën fjalimin kryeministrit Kurti.

Ajo po mbante një parullë në dorë, ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat