Pse nuk u votua buxheti për vitin 2024 nga opozita?

Aktuale

Pse nuk u votua buxheti për vitin 2024 nga opozita?

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:49
Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se pozita flet më shumë sepse duhet t’i mbrojë dështimet e Qeverisë.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka shtuar se asnjë premtim i kësaj Qeverie nuk po shihet i realizuar.

“Me fjalë janë këto premtime por me vepra nuk po shihen. Nëse doni me ia pa punën Qeverisë e jo fjalët atëherë shihni implementimin e buxhetit në këto vite çfarë e kemi parë. Është e vërtetë se në shifër është buxhet i madh, njëjtë qysh ka qenë në planifikim edhe vitet paraprake, por në realizim janë të vogla çdo herë, në këtë aspekt ka ndikuar edhe inflacioni, por gjithësesi ka ndikuar edhe keqqeverisja sepse s’ka ndërhyrë tek indikatorët që ndikojnë në ekonominë e vendit” – tha Lushtaku.

Ai tutje ka thënë se buxheti i vitit 2024 nuk i reflekton kërkesat e qytetarëve, as të bizneseve e as të organizatave buxhetore.

“Asnjëherë si kjo Qeveri nuk kemi parë t’i heqin projektet në realizim e sipër, siç ka qenë projekti i ujësjellësit të Brusit në Shipol të Mitrovicës, ku ka qenë skandaloze sepse ua kishte lehtësuar jetesën qytetarëve të kësaj pjese por edhe të atyre të Skënderajt. Ka qenë projekt rreth 5 milionë euro” – tha deputeti Lushtaku.

Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për sigurimet shëndetësore.

“Nuk kemi parë asnjë realizim, asnjë planifikim buxhetor rreth sigurimeve shëndetësore dhe nuk po shihet që ka me pasë naj ndryshim edhe në vitet e ardhshme, mund të jenë të planifikuara në mendjet e tyre, por s’ka ndonjë gjë konkrete” – tha Lushtaku.

Ai ka përmendur edhe TVSH-në e cila edhe sot tërhiqet në kufi, në doganë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat