​Kuvendi zgjedhor i LDK-së, Faton Bislimit nuk ia japin fjalën

Aktuale

​Kuvendi zgjedhor i LDK-së, Faton Bislimit nuk ia japin fjalën

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga Kuvendi i LDK-së

Ish-deputeti Faton Bislimi po injorohet nga gjashtë anëtarët e Kryesisë së punës së Kuvendit të dhjetë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai pasi është njoftuar se nuk ka të drejtë kandidimi për kryetar të partisë pasi nuk është delegat i zgjedhur, kërkoi fjalën nga Kryesia e punës, por këta të fundit nuk e lejuan që të flasë.

Më herët, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri komentoi pretendimin e Faton Bislimit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Ai tha se “ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, nuk janë kandidatë”.

"A keni dëgjuar ndonjë parti të ndodhë të vijë dikush tjetër dhe të thotë po dua të bëhem kryetar i partisë dhe të bëhem delegat. Shko pyeteni këta në LVV a ka bërë vaki, ose në PDK ose në Aleancë... Ke qenë pjesë po nuk ke marrë pjesë në proces zgjedhor, nuk je kandidat", tha Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat