​Tahiri: Dështuam ta dërgojmë Osmanin në Kushtetuese, s’nënshkroi LDK-ja

Aktuale

​Tahiri: Dështuam ta dërgojmë Osmanin në Kushtetuese, s’nënshkroi LDK-ja

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se si rezultat i mungesës së unifikimit të opozitës kanë dështuar të dërgojnë presidenten Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se PDK-ja dhe AAK-ja ishin të gatshme ta dërgonin Osmanin në Kushtetuese, por jo edhe LDK-ja.

Tahiri: Osmani ka shpëtuar nga shkeljet që ka bërë

“Sic dihet, ne grupet parlamentare kemi pas dakordim që të punojmë në këtë rast dhe fatkeqësisht kemi dështuar ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese presidenten Vjosa Osmani për çështjen e mosdekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit si rezultat i mosunifikimit të opozitës. Si grupe parlamentare, PDK dhe AAK kanë qenë të gatshme të nënshkruanin por jo edhe LDK. Osmani ka shpëtuar nga shkeljet që ka bërë”, tha ai.

Ai foi edhe për draft-statutin e Asociacionit, derisa shtoi se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se pse krimineli serb, Milan Radojiçiq është lënë të largohet nga Kosova pas ngjarjes së 24 shtatorit.

Tahiri: Kurti t’i përgjigjet qytetarëve se pse u la të largohet Radojiçiqi

Mendoj se kryeministri i Republikës së Kosovës duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve të Kosovës. Në kohë reale, me 25 shtator, nga pamjet që i ka siguruar droni ata e kanë parë Radojiciqin në Manastirin e Banjskës. Pse është lënë të ikë një njeri që tashmë po përbëntë një kërcënim për sigurinë e vendit. Ai gjithashtu ka pasur fletarrest nga institucionet e vendit. Pra ai është i dyshuar për një sërë veprash penale dhe ai nuk është dashur të lejohet të ikë atë ditë. Para se të na tregojë kryeministri se cka po bën Radojiçiqi në Rashkë, ai duhet të na tregojë se pse e la me ikë Radojiçiqin”, tha ai.

Ai tha se është e turpshme se një kryekriminel si ai shpëtoi nga institucionet e sigurisë falë një vendimi politik të kryeministrit Kurti.

Tahiri: Në tavolinë kemi një draft të dëmshëm për Kosovën

Angazhimi i kryeministrit Kurti në procesin e dialogut e ka sjellë në tavolinë një draft jashtëzakonisht të dëmshëm e që është një pushtet paralel sepse për herë të parë po diskutojmë për kompetenca të asociacionit. Tashmë ky draft nuk po mohohet nga askush që është i pavërtetë. Aty shihet që po zbatohet neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit, pra vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë. Në përmbajtje kjo është një republikë vetëqeverisë për serbët në Kosovë”, theksoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat