Shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit

Aktuale

Shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 21:23
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Pavarësisht paralajmërimeve dhe kërcënimeve se moszbatimi i marrëveshjeve do të përcillet me sanksione, Serbia po vazhdon të luftoi shtetësinë e Kosovës.

Nga pozita thonë se BE po përdorë një politikë të butë ndaj Serbisë, përderisa njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo qasje e ndërkombëtareve ka bërë që politika serbe të jetë destabilizuese në rajon.

Serbia nuk rresht së luftuari shtetësinë e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë në shkurtin e vitit 2008.

Angazhimi i Serbisë për të bindur shtetet për tërheqjen e njohjeve dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, janë probleme që u menduan t’i jepnin zgjidhje edhe në planin franko-gjerman.

Kjo çështje është trajtuar në nenet 4 dhe 5 të kësaj marrëveshje. Por pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq konfirmoi se do të vazhdojnë luftën diplomatike ndaj Kosovës, gjë që vazhdimisht e ka thënë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se kjo qasje e Serbisë është vetëm vazhdimësi e politikës së tyre e cila nuk po ndëshkohet nga ndërkombëtarët.

“Madje ata së fundmi edhe pasi u pranua marrëveshja moderne e draftit për asociacionin që u dorëzua nga ana e Bashkimit Evropian dhe kur ne edhe një herë tjetër e dëshmuam gatishmërinë tonë që t’i qëndrojmë prapa këtij dakordimi që ka ardhur në Bruksel ata nuk e pranuan assesi pikërisht pikën kur thuhet që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, më specifikisht Kombeve të Bashkuara, që do të thotë në vazhdimësi përpara faktorit ndërkombëtarë kanë dhënë të njëjtin mesazh dhe nuk janë ndëshkuar ndonjëherë për këtë qasje”, tha deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu.

Qaja e butë e ndërkombëtarëve sipas analistit Albinot Maloku, ka ndikuar që Serbia të forcoi edhe më shumë lidhjet me Kinën dhe Rusinë.

“Faktori perëndimor në vazhdimësi ka pasur një qasje mirëkuptuese ndaj Serbisë me shpresën thelbësore se ajo do të ndryshoi kursor, të largohet pra nga vullneti i saj për të pasur ndikim dhe raporte të veçanta me federatën ruse … Kjo përqasje ka krijuar situatën që Serbia të vazhdoi të jetë faktor destabilizues, shkatërrues i çdo raporti fqinjësor”, u shpreh njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku.

Muaj më parë Qeveria e Kosovës ia ka dërguar ndërmjetësuesve një dokument me shkeljet që Serbia ia ka bërë marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat