​Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

Aktuale

​Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shteti dëshiron t’i ndihmojë ndërmarrësit, pasi koston që e paguajnë ata për aftësimin e punëtorëve, le ta marrë shteti për shkak se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin dhe për shtetin.

Kurti në lanësimin e fushatës “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka Arsimi dhe Aftësimi Profesional, në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit

Ai tha se popullsia e Kosovës e re është nga pasuria më të mëdha, andaj është detyrë dhe privilegj që t’i pajisur ata me mjetet, aftësitë dhe njohuritë për të arritur suksese në tregun dinamik.

Ai dha detaje për rritjen ekonomike, duke thënë se rritjen ekonomike, këtë vit mund ta përmbyllin me 3.8 përqind.

Kurti: Shteti dëshiron t’i ndihmojë ndërmarrësit

“Lansimin e kësaj fushate sot e bëjmë me besimin se shteti ynë është në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm . Investimi ynë në arsim, veçanërisht në trajnimin profesional është një komponent strategjike për shtetin dhe popullin tonë. Duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual tashmë në 12 profile, në 21 shkolla, në 14 komuna anë e kënd Kosovës, ne nuk do të plotësojmë vetëm vendet e lira të punës por një herit po ndërtojmë themelin për të mësuar gjatë gjithë jetës. Me këtë po i hapim dyert kreativitetit në vendin tonë duke e përgatitur rininë tonë për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes. Shteti dëshiron t’i ndihmojë ndërmarrësit, sepse koston që e paguajnë ndërmarrësit për aftësimin e punëtorëve, le ta marrë shteti, Ministria e Arsimit, Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë...sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin dhe për shtetin por sistemin dual duhet ta bëjmë dhe ta afirmojmë si vlerë shoqërore, njerëzit të cilët hynë në sistemin dual duhet të ndihen krenar“, tha Kurti.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të qart në sektorin e arsaimit dhe prioritet i viteve të fundit ka qenë që t’i bëjmë të rinjtë të aftë për tregun e punës, duke i ofruar edukim cilësor dhe vende të punës.

Sipas tij, për të qen të suksesshëm duhet që të gjithë të akterët të përfshihen siç është Qeveria dhe sektori i biznesit.

Rohde: Arsimi cilësor do të sigurojë zhvillim dhe prosperitet

Arsimi cilësor do të sigurojë zhvillim dhe prosperitet për qytetarët e mirë edukuar dhe mirë paguar dhe që do të paguajnë edhe më tepër takomë, e kjo do t’i pëlqente çdo qeverie. Që nga 2017, Gjermania ka luajtur një rol kyç në sektorin e AAP-së, duke përmirësuar infrastrukturën nëpër punëtori, shkolla, kolikula dhe trajnime të mësimdhënësve. Me më shumë se 22 milionë euro Gjermania i ka mbështetur kosovarët e rijnë që të gjejnë punë të dinjitetshme“, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MASHT-in, dhe deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme.

Nagavci: Në 12 profile duale ku i kemi të regjistruar tashmë 920 nxënës

“E filluam arsimin dual në tri komuna, në katër shkolla profesionale në katër profile, ku vitin e kaluar i kishim të regjistruar 107 nxënës në klasën e dhjetë. Fal edhe bashkëpunimit të suksesshëm që kishim me sektorin privat dhe fal mbështetjes së ofruar nga partnerët tanë zhvillimor GIZ-i, fondacioni Besa dhe partnerë të tjerë...e iniciuam arsimin dual dhje identifikuam edhe tetë profile shtesë të cilat filluam t’i implementuar sivjet, pra në 12 profile duale ku i kemi të regjistruar tashmë 920 nxënës në 20 shkolla profesionale në 14 komuna“, tha ajo.

Aty u tha se edhe sektori privat është bërë pjesë e vetëdijesimit që duhet të investojnë në mësimin e punëtorit fillestarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat