“Është një këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Çohu Adem”, në “Air Albania”

Aktuale

“Është një këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Çohu Adem”, në “Air Albania”

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Sipas tij kënga “Mora Fjalë” është e tmerrshme.

“Po, ajo është një këngë e tmerrshme, “Çohu Adem, palidhje, s'ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani.

“Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani.

Më tutje ai ka kërkuar t'i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit.

“Mund të më shpegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit? Palidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.

Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.

Kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur për shqiptarët, kjo është vërejtur edhe gjatë performancës së Shkurte Fejzës në “Air Albania” ku është ndezuar atmosfera gjersa të gjithë tifozët këndonin bashkë me këngëtaren, por sipas ish-Ministrit të Drejtësisë kjo këngë është e tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat