A po përgatitet Serbia për luftë? Flet Blerim Latifi

Aktuale

A po përgatitet Serbia për luftë? Flet Blerim Latifi

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:52
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi ka thënë se duhet të merret serizosisht fakti që Serbia vazhdimisht blenë armë të reja.

Ai përmendi dy faktorë që sipas tij duhet të merren parasysh.

“Janë dy faktorë të cilët konsideroj se duhet t’i marrim seriozisht. Faktori i parë është se ka vite që Serbia është duke e realizu një program të vazhdueshëm të armatimit, është një vend që vazhdimisht armatoset e blenë armë të reja dhe nuk e mban fshehur.

Faktori tjetër që është tepër i rëndësishëm është se sot në Serbi klima dominuese politike është klima e revanshizmit pra me Serbinë nuk ka avancim në rrafshin e demokratizimit, në rrafshin e largimit nga përvoja e kaluar. Por kemi një klimë të revanshizmit që vjen vazhdimisht duke u përkeqësu”, tha Latifi në Pressing.

“Konsideroj që Serbia po e pret një moment që e vlerëson që është një moment gjeopolitik, i volitshëm për ta goditë Kosovën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat