Vendos Qeveria - qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime nga lindja

Aktuale

Vendos Qeveria - qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime nga lindja

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjit për Letërnjoftim. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja.

Mirëpo kjo sipas Sveçlës nuk është obligative.

“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga linjda deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”.

“Projektligji poashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij, si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat