Katër të dyshuarit në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ende në arrati

Aktuale

Katër të dyshuarit në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ende në arrati

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër të dyshuarit për grabitjen me armë në një argjendari në Suharekë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai ka shtuar se është plagosur një zyrtar policor nga të shtënat me armë zjarri, dhe se ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjentari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në vendngjarje”.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është  një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat