Ky është polici që u plagos nga hajnat që plaçkitën argjendarinë “Diakos” në Suharekë

Aktuale

Ky është polici që u plagos nga hajnat që plaçkitën argjendarinë “Diakos” në Suharekë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Sinjalizuesit kanë bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Florim Bytyqi, i cili po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast.

Të dyshuarit gjuajtën në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Policia e ka konfirmuar për Sinjalin se gjendja shëndetësore e policit është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.”

Ndërsa katër të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat