Policia aktivizoi "Unazën e Çeliktë" për rastin në Suharekë

Aktuale

Policia aktivizoi "Unazën e Çeliktë" për rastin në Suharekë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grabitje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një argjendari në komunën e Suharekës. Një videon shihen katër persona të armatosur duke e grabitur argjendarinë.

Grabitësit shihen të maskuar, derisa në duar mbanin armë të gjata.

Lidhur me rastin, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka thënë për kallxo se Policia ka bërë aktivizimin e ‘unazës së çeliktë’ përmes krijimit të disa pikave të kontrollit në lokacionet ku mund të jenë drejtuar grabitësit.

“Është aktivizuar ‘unaza e çeliktë’ në bazë të informacioneve që janë për veturën e dyshimtë. Janë krijuar disa pika kontrolli në vendet nga mund të ketë shkuar vetura e dyshuar, edhe një veturë është dëmtuar e Policisë nga gjuajtjet me armë që kanë bërë”- tha drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat