Bislimi e njofton Abbott për takimin e fundit në Bruksel

Aktuale

Bislimi e njofton Abbott për takimin e fundit në Bruksel

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:20
Nicholas Abbott dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit thuhet se është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe se Bislimi  e ka njoftuar ambasadorin britanik për takimin e fundit në Brukse, në nivel kryenegociatorësh.

“Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi e ka falënderuar ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat