“Neve na mungojnë zanatli” - Basha i VV-së: Kosova vuan për saldues

Aktuale

“Neve na mungojnë zanatli” - Basha i VV-së: Kosova vuan për saldues

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 00:41
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për tregun e punës dhe profesionet që mungojnë në Kosovë.

Ai tha që Kosova vuan për zantli, për saldues.

Sipas tij shkollimi dual ka filluar në 20 shkolla dhe kjo është një nismë e mirë dhe tha që janë në binarë të duhur.

Basha tutje tha që edhe në shëndetësi kanë filluar investimet duke marrë si shembull QKMF-në e Ferizajt.

Ai shprehi shqetësimin që shumë projekte më parë kanë filluar pa u bërë shpronësimi.

Basha tha që në Ferizaj është dhënë kontrata për ndërtimin e spitalit në kundërshtim me PZHK-në.

“Është nënshkru kontrata me 9 miliion euro, 9 milion euro veq armaturë shkon, është hap gërmadha dhe është bllokuar si projekt”, pra është nis keq, Tani janë ndarë gati 20 milion euro dhe do të kryhet, tha Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat