Qerkini: S’ka më rëndë se të presësh 25 vite për fëmijën tënd

Aktuale

Qerkini: S’ka më rëndë se të presësh 25 vite për fëmijën tënd

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:21
Bajram Qerkini

Përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini nuk është aspak i kënaqur me udhëheqjen e procesit nga Qeveria aktuale të personave të zhdukur.

Qerkini fajin për stagnimin e këtij procesi e ka hedhur tek Qeveria ‘Kurti’.

Ai thotë se s’ka ma rënd se të presësh 25 vite për fëmijën tënd.

Sipas Qerkinit, loti i nënave nuk po respektohet, politikanët s’kanë ndjenja.

“Qeveria Kurti e ka stagnuar krejt këtë proces. Këtë kategori e kanë zhvlerësuar total, a ka më rënd se me pritë 25 vjet e mos me ditë për evlad. Gruan time kanë filluar traumat me kap duke e thirrë djalin nuk po mundët të flejë duke e parë në ëndërr, a mendon se kanë ndjenja këtë politikan që mos me ju shkuar këtyre familjeve tek dera. Më shumë do tupana e defa respektohen se loti i nënave të kësaj kategorie”. 

Qerkini thotë se përkrahje nga shteti kanë marr vetëm për interesat e tyre.

“Shteti ka bërë për këtë kategori kur i ka vyer interes shtetit partiak për vota dhe interesave që ne nuk e kemi ditë që po na thonë me përkrah për interes dikon se na mendojmë që shtetin duhet me përkrah por shteti neve nuk na ka përkrah absolut as për shkollim, mjekësi, strehim e asgjë. Asnjë kategori më e shkelur nuk është”, ka përfunduar Qerkini.

Për fund ai ka edhe një apel për qeveritarët.

“Ktheni kokat prej kësaj kategorie se Zoti ka me ju ndihmuar por ai din edhe të dënoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat