Qerkini: Të punohet me ‘dreqin e dreqit’ kur është fjala për të zhdukurit, Hoti u pendua për një deklaratë që bëri

Aktuale

Qerkini: Të punohet me ‘dreqin e dreqit’ kur është fjala për të zhdukurit, Hoti u pendua për një deklaratë që bëri

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:35
Bajram Qerkini

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Persona të Pagjetur, Bajram Qerkini ka kërkuar që të tregohet pse s’po punohet për varreza masive.

Ai ka thënë se duhet të punohet ‘me dreqin e dreqit’ kur është fjala për këtë kategori.

Qerkini ka përmendur një deklaratë të Andin Hotit ku thotë se ‘të pagjeturit janë harruar duke u marr me veriut’.

“Pse s’po punohet për varreza masive duhet të tregojnë. Hoti ka thënë mirë se i kanë harruar të pagjeturit duke u marr me pjesën e veriut e ka fol këtë fjalë por i ka rënë pishman thotë se janë duke punuar por për çka po punojnë. Duhet me punuar me dreqin e dreqit kur është fjala për personat e pagjetur kështu mendojnë familjarët”, ka deklaruar Qerkini. 

“Te dy lokacione do fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore”

Në Prizren e Gjakovë pritët të fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore.

Kështu po deklaron Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur.

“Tek Prizreni e afër Gjakovës do të ketë gërmime por vlerësuese në Kosovë nuk përmendët as Kalludra, Tutini shumë varreza nuk përmendën edhe të pjesa e veriut por interesimi s’u kon i madh dhe nuk është punuar sa duhet”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat