Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së kërkon që IML-ja të vendoset në Hagë, ja pse e përmend Hashim Thaçin

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së kërkon që IML-ja të vendoset në Hagë, ja pse e përmend Hashim Thaçin

Nga: A.Zh Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 10:00
Pamje nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë.

Edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për djegien e zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kjo familje ka kërkuar që Mjekësia Ligjore të vendoset në Hagë, pasi sipas saj, zjarri që përfshiu këtë Institut, është dëshmi shtesë se drejtësia nuk duhet të lihet në duart e vendorëve, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, nuk do të gjenden autorët e këtij “krimi”.

Reagimi i plotë i familjes Imeri, në Facebook:

Në vitin 2007 posa erdhi Thaçi në pushtet u vodhën dhomat e sigurisë së provave në policinë e Kosovës.

Po atë vit, u arrestuan agjentët gjermanë që ishin me detyrë në Kosovë dhe u akuzuan për terrorizëm nga pushteti i Hashim Thaçit.

Kush ka pas motiv ta kall ndërtesën e Mjekësisë Ligjore?

Sigurisht as tani nuk do të gjenden ata që e urdhëruan dhe kallen ndërtesën e Mjekësisë Ligjore.

Në një vend ku ligji është mbret, do të veprohej pa mëshirë ndaj atyre që bënë këtë krim.

Edhe një dëshmi shtesë e freskët pse institucionet e drejtësisë nuk duhet të lihen në duart e kosovarëve.

Tash ka arsye shtesë pse edhe Mjekësia Ligjore duhet të vendoset në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat