Burgjet me qira për Danimarkën, deputeti i VV-së del kundër Qeverisë

Aktuale

Burgjet me qira për Danimarkën, deputeti i VV-së del kundër Qeverisë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:36
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se nuk do të votojë “pro”, marrëveshjes për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Ai ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim. Ky qëndrim i Gjyshincës vjen në momentin kur pozita është në kërkim të votave të opozitës për ta kaluar marrëveshjen.

 “I kuptojmë aleancat e linjat. Kosova ka ditur të jetë krah aleatëve. Është dëshmuar me Afganistanin, kemi pritur refugjatë. Mirëpo në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese.

Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë më një refuzim ideologjik që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Gjyshinca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat