Time Kadrijaj thotë se kurrë s’ka shkuar në Kukës, tregon se a kishte qendër të rekrutimit të UÇK-së

Aktuale

Time Kadrijaj thotë se kurrë s’ka shkuar në Kukës, tregon se a kishte qendër të rekrutimit të UÇK-së

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:11 Përditësuar në ora: 17:18 më 23.11.2023
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj thotë se kurrë s’ka shkuar në Kukës dhe s’ka dëgjuar që atje ka pas qendër rekrutimi të UÇK-së gjatë viteve 1998-1999

Në dëshminë e saj në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, dëshmitarja Time Kadrijaj tha se asnjëherë nuk ka qenë në Kukës.

Ajo tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar se kishte pasur një qendër rekrutimi të UÇK-së në Kukës në vitin 1999 gjatë kohës sa punonte në Koshare.

Po ashtu, Zyra e Prokurorit të Specializuar përdori edhe një deklaratë të gazetarit Milaim Zeka që e ka dhënë si dëshmitar  i mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Gecit,raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E pyesin Milaim Zekën se a i kujtohet se kur është lënduar dhe ai përgjigjët; Besoj se çdo person i kujton disa momente të caktuara në jetën e vetë, për shembull kur arrestohet ose kur lëndohet. Ka qenë 20 maji, 8 e gjysmë e mëngjesit ose 8 e 40 e mëngjesit. Dëshmitare a iu ndihmon kjo të kujtoni se kur ka ndodhur lëndimi i Milaim Zekas ”, tha prokurori Cezary Michahlzcuck, mirëpo përgjigja e Time Kadrijaj nuk u dëgjua qartësisht.

Përpara kësaj, kjo  gjë u kundërshtua nga mbrojtja e Pjetër Shalës duke pretenduar se nuk është rifreskim kujtese që të përdoret deklarata e një dëshmitari tjetër për një kontest tjetër ligjor.

“Nëse dojnë të dëgjojnë apo të marrin prova prej Milaim Zekës le të thërrasin Milaimin”, tha mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit Mohammed Hedi-Aouini.

E pyetur se a ia ka dhënë ndihmën e parë Milaim Zekës, Time Kadrijaj tha se dikush prej ekipit të mjekëve e ka bërë një gjë të tillë.

“Ka pasur sulme me granata.. Kemi qenë një grup i mjekëve dhe dikush prej neve i ka dhanë ndihmën”, tha Kadrijaj

E pyetur se pas këtyre granatimeve, nëse Milaim Zeka ishte dërguar në ndonjë spital, dëshmitarja Time Kadrijaj tha se nuk iu kujtohet.

“Milaim Zeka ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin kundër Sabit Gecit dhe ka thënë se në fakt e kanë quar në një spital në Kukës”, tha prokurorit Michahilzcuck pas përgjigjës së Time Kadrijaj.

Ndryshe, sipas kryetares së trupit gjykues, në sesionin privat të mëhershëm u diskutua për disa dokumente që Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që t’ia prezantoj dëshmitares në kundërpyetje.

Mirëpo, një gjë të tillë kishte kundërshtuar mbrojtja e Shalës pasi këtyre dokumenteve nuk iu dihej autenticiteti.

Ndërsa, gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia kërkoi nga mbrojtja që të dorëzoj parashtrimet e veta më shkrim në kohën kur ZPS-ja do të paraqes kërkesën për pranimin e këtyre dokumenteve si prova dhe pastaj do të vendoset me teje lidhur me këtë çështje.

Time Kadrijaj për Safete Hadergjonajn: Nuk është mjeke dhe kurrë nuk e kam pa gjatë luftës

Dëshmitarja Time Kadrijaj gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Pjetër Shalës është pyetur edhe për disa persona duke përfshirë edhe Safete Hadergjonajn, Ramush, Daut e Agron Haradinajn si dhe Shaip Musaj.

Time Kadrijaj tha se Safete Hadergjonajn e njeh mirëpo ajo nuk është mjeke dhe se kurrë nuk e ka takuar gjatë luftës.

“Jemi të një vendi. Me thanë të drejtën raportet më të mira i kemi se kemi qenë të dyja deputete, më shumë që kemi pas kontakt është pas lufte kur kemi punuar bashkë të dyja si deputete. Ajo nuk është mjeke dhe unë kurrë nuk e kam pa gjatë luftës”, tha dëshmitarja Time Kadrijaj.

Ndërsa për Ramush Haradinaj ajo tha se ka qenë ushtar i dalluar dhe se ai nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

“Në luftë ka qenë një ushtar i dalluar. Ramushi nuk ka qenë në Shqipëri kurrë”, tha Kadrijaj ndërsa lidhur me Daut Haradinaj nuk u dëgjua përgjigja e saj.

Personin me emrin Agron Haradinaj, Kadrijaj tha se e ka parë në Koshare.

“Në Koshare ka qenë. Në rrethana të zakonshme qysh takohen njerëzit në rrugë dhe jo në rrethana ta tjera”, tha Kadrijaj, mirëpo du sëgjua përgjigja kur u pyet për personin me emrin Shaip Musaj.

Kadrijaj tha se nuk ka qenë asnjëherë në Kukës në vitin 1999 dhe se nuk i ka ofruar ndihmë Milaim Zekës atje kur ka qenë i plagosur.

Dëshmitarja Time Kadrijaj tha se Milaim Zeka është plagosur në Koshare dhe se aty iu është ofruar ndihma mjekësore.

“Është plagos në Koshare dhe ndihmën e pparë e ka marrë në Koshare. Nuk ka asgjë reale, e vërteta është së Milaim Zeka është plagos në Koshare, tek Karaulli i Kosharës, pas ca ditësh dhe Milaim Zeka aty e ka marrë ndihmën e parë nga ekipi mjekësor. Ne kemi qendru aty dhe kur janë plagos të plagosurit e kanë marrë ndihmën e parë në Koshare ose në Papaj ose në BAdesh dhe më pas janë përcjell sipas rasteve në spitalin e Bajram Currit”, tha dëshmitarja Kadrijaj.

Fillon dëshminë deputetja Time Kadrijaj në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, thotë se në UÇK është kyçur më 1998. VIDEO NGA SEANCA NË KËTË LINK

Time Kadrijaj thotë se e ka njohur personin me nofkën “Ujku”

Gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarja Time Kadrijaj, ka thënë se e ka njohur një person me nofkën “Ujku”.

Avokati Jean-Louis Gilissen e pyeti Kadrijajn nëse gjatë viteve 1998-1999 ka dëgjar për Pjetër Shalën, mirëpo përgjigja e saj nuk u dëgjua, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, avokati Gilissen njoftoi se pyetjet për dëshmitaren nga mbrojtja e Pjetër Shalës kanë përfunduar.

Kurse, pyetjet për dëshmitaren do të vazhdojë t’i parashtrojë përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Mirëpo, pas një pushimi 15 minutash, seanca rifilloi duke qenë e mbyllur për publikun.

-

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka filluar dëshminë e saj në Gjykatën Speciale.

Në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë dëshmoi edhe dëshmitarja Safete Hadergjonaj, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, e cila në fund tha se ndjehet e shqetësuar qe nuk iu dha mundësia për të folur.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka mbaruar dëshminë e saj dëshmitarja Safete Hadergjonaj, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, e cila në fund tha se ndjehet e shqetësuar qe nuk iu dha mundësia për të folur.

“Ndjehem e shqetësuar që nuk ma ke dhënë mundësinë me fol, por i kuptoj rregullat e gjyqit”, tha Hadergjonaj.

Ajo filloi të fliste edhe për Pjetër Shalën, mirëpo fjala iu ndërpre nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

“Unë jam institucionaliste, besoj në drejtësi dhe ju panel i gjyqtareve, kam bindje që nuk do të dëgjoni as këtë palë, as këtë palë dhe do ta nxjerrin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe do ta thoni drejtësinë këtu. Nëse ka drejtësi në këtë gjykatë, ai burrë që nuk ia pava ftyrën do të…”, tha dëshmitarja.

Ndryshe, mbrojtja e Shalës nuk kishte raund tjetër të pyetjeve, ndërsa trupi gjykues nuk parashtroi pyetje për dëshmitaren.

Gjyqtarja Veldt-Foglia tha se pas pushimit të drekës do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmisë së një dëshmitareje tjetër.

Avokati Laws- Hadergjonajt: A e kuptoni sa e dhimbshme është për personat që kanë vuajtur në Kukës të dëgjojnë dikë duke thënë se është gënjeshtër?

Në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtësi i viktimave Simon Laws, ka pyetur dëshmitaren, Safete Hadergjonaj se a e ka menduar ndonjëherë se sa e dhimbshme është për personat që sipas tij kanë vuajtur në Kukës, ta dëgjojnë dikë të thotë se ka qenë e gjitha gënjeshtër.

Laws e bëri këtë pyetje, pasi dëshmitarja Hadergjonaj insistoi në qëndrimin e saj se në Kukës nuk ka pasur krime dhe të gjitha janë sajesa nga Shërbimi Sekret Serb, raporton “Betimi për Drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat