Syla thotë se sulmi ndaj tij ishte akt me tendenca terroriste, mbrojtësit e të akuzuarve thonë se ngjarja ndodhi papritmas

Aktuale

Syla thotë se sulmi ndaj tij ishte akt me tendenca terroriste, mbrojtësit e të akuzuarve thonë se ngjarja ndodhi papritmas

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Valon Syla, analist dhe pronar i gazetës online “Metro”, ka thënë se sulmi që i kishte ndodhur natën e 11 prillit 2023, nga tre të akuzuarit, ishte mirë i organizaur derisa ka kërkuar nga gjykata që një veprim i tillë të dënohet si akt me tendenca terroriste.  Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan dhe Okan Hasani, kanë thënë se ngjarja kishte ndodhur papritmas dhe se nuk ishte qëllimi i tyre ta lëndonin Sylën.

Deklarimi i Sylës dhe i mbrojtësve të të akuzuarve, ka ndodhur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ku ka dëshmuar i dëmtuari dhe dëshmitari i ngjarjes, gazetari Ilir Mirena.

Gjatë dhënies së dëshmisë para gjykatës, Syla ka thënë sulmi i ka krijuar pasiguri dhe se i është kufizuar liria e lëvizjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E theksoj se sulmi është i organizuar… dhe ka tendenca teroriste, me qëllim të frikësimit të njerëzve të opinionit publik..”, ka thënë Syla, në dëshminë e tij para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat