Themelohet Fondacioni i Veteranëve të UÇK-së “Don’t Forget”

Aktuale

Themelohet Fondacioni i Veteranëve të UÇK-së “Don’t Forget”

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:20
Ilustrim

Veteranët e Brigadës 111 “Adem Jashari” kanë themeluar Fonadacionin e Veteranëve “Don’t Forget”.

Projekti i parë i cili do të iniciohet nga ky fondacion është rikonstruksioni dhe ndërtimi i  kazermës së UÇK-së së kësaj brigade në Drenicë,  e cila gjatë luftës është ndërtuar dhe shfrytëzuar nga kjo brigadë.

Pesë anëtarët e Bordit të Fonadacionit janë:

Ferid Berisha – Shkupi, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Esat Qollaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe veteran luftëtar i Republikës së Kroacisë

Fehmi Podrimçaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Hidaim Rama, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Shpëtim Musliu, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Bordi mori vendim që Ferid Berisha të jetë Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit.

Përfaqësues nga Fondacioni do të marrin pjesë në disa ceremoni në SHBA në festimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

Në këto ceremoni do të prezantohet projekti për rikostruksionin dhe ndërtimin e kazermës si dhe do të prezantohet për herë të parë uniforma ceremoniale e veteranëve të UÇK-së e dizajnuar nga Fondacioni “Don’t Forget”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat