Publikohen fotografitë e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit

Aktuale

Publikohen fotografitë e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Gazetari Bujar Vitija ka publikuar disa fotografi të mustaqeve të Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, për të cilat u raportua se janë ruajtur në zyrën e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliut në Institutin e Mjekësisë Ligjore e të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri që përfshiu dy zyre të IML.

“Mustaqet dhe zylyfet e Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit në fotografi nga Dr. Pleurat Sejdiu. Këto koleksione janë marrë dhe ruajtur nga mjeku ligjor Dr. Arsim Gerxhaliu në zyrën e tij në IML, e cila u dogj para dy ditësh. Dyshohet se zjarri i ka djegur edhe këto koleksione të çmueshme”, ka shkruar gazetari Vitija.

Ai më pas ka ndarë edhe një deklaratë të Gërxhaliut se si kishte marrë një pjesë të mustaqeve të Adem Jasharit.

“Unë u ndala. Murati si Murat të lexon në sy, nuk pat nevojë as me fol. Dhe më tha doktor ky është i yti, e ti merr çka dush. E mora krahun e djathtë të mustaqeve, pak zylyf dhe dhëmbin e syrit të komandantit. I kam ato, bile ka qenë interesant edhe kur e kam bërë identifikimin e Isa Boletinit.

Familjarët kur erdhën me marrë, thash një dhembë për kujtim. Tha e kemi ditë që ki me kërku diçka se e dimë që i ke mustaqet e komandantit dhe dhëmbin, por thanë familja ka vendosur edhe diçka tjetër me të dhënë përveç dhëmbit. Gishtin që ai ka gjuajtur 35 vjet.

Thjesht ato janë disa gjëra që lidhen shpirtërisht. I mbaj në Institut në zyrën time. Edhe të komandantit Zahir Pajaziti e kam një dhëmbë”, kishte rrëfyer Gërxhaliu në emisionin “Frontal” në T7.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat