Deputetja e LDK-së mohon se patën presion nga ambasadorët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Aktuale

Deputetja e LDK-së mohon se patën presion nga ambasadorët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi mohon se opozita ka pasur presion nga ambasadorët për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Siç thotë ajo, LDK-ja i ka mbështetur gjithmonë marrëveshjet ndërkombëtare, “për dallim prej LVV kur ka qenë në opozitë”.

“Jo nuk ka pasë kërkesa direkte, por publikisht është deklaruar Ambasada që duhet të mbështeten këto marrëveshje ndërkombëtare, dhe LDK-ja nuk i njeh trysninë apo presionin. Por ne si LDK gjithmonë kemi qenë pro marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe nuk kemi dalluar asgjë para dy vitesh apo edhe para pesë vitesh. Si LDK ne i kemi mbështeur marrëveshjet ndërkombëtare, për dallim prej LVV kur ka qenë në opozitë, që nuk i ka mbështetur. Por thjesht ka bërë shumë zhurmë”, deklaroi ajo.

Tutje, deputetja Bunjaku-Rexhepi potencoi se LDK-ja është parti konstruktive, e arsyeshme në kërkesa dhe bashkëpunuese “edhe me pozitën, edhe me opozitën”.

Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot marrëveshjet ndërkombëtare, të bllokuara tash e një kohë nga deputetët e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat