Pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë: Grabitësit lanë njolla gjaku në lokal

Aktuale

Pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë: Grabitësit lanë njolla gjaku në lokal

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:38
Pronari i argjendarisë

Një grabitje e rëndë në një biznes argjendarie në Suharekë ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Në një rrëfim pronari i biznesit tregon se si i biri i tij u përballë me grabitësit e armatosur duke mos mundur të bëjë asgjë.

“Sapo janë futur në lokal, grabitësit kanë bërtitur “është plaçkitje, mos lëviz”. Me një thes të bardhë pasi kanë thyer xhamat kanë marrë gjithë mallin e  ekspozuar”, rrëfen babai i Arbër Bytyqit duke u bazuar edhe në pamjet e kamerave të brendshme të lokalit.

Ai thotë se grabitësit flisnin shqip dhe me dialekt vendorë.

“Komunikojnë mes vete ”theje këtu, theje atje”. Komunikimi ishte në gjuhën shqipe dhe me dialekt tonin” rrëfen ai. Grabitësi që ka neutralizuar djalin kishte revole me zhurmues. Ka pasur edhe armën e gjatë por nuk e ka përdorur. Duket se gjatë aksionit grabitësit janë lënduar. Ka pasur njolla gjaku në tavolinë. Edhe pasi kanë dalë njëri është kthyer pasi ka harrur një sëpatë”.

Dëshmitarët e rastit thonë se kanë menduar se është aksion i njësisë speciale dhe jo ndonjë grabitje e zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat