“Krimet që ka urdhëruar Thaçi, Veseli... me skuadrën e tyre, janë përtej mizores”, Gazmend Halilaj tregon çfarë urdhëruan “skuadrat vrastare”

Aktuale

“Krimet që ka urdhëruar Thaçi, Veseli... me skuadrën e tyre, janë përtej mizores”, Gazmend Halilaj tregon çfarë urdhëruan “skuadrat vrastare”

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:20
Gazmend Halilaj dhe krerët e UÇK-së

Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se “skuadrat vrastare” kanë urdhëruar disa televizione dhe portale që t’ia heqin intervistat e ti me shikueshmëri milionëshe.

Tashmë, Halilaj thotë se disa prej tyre janë laguar, dhe kjo sipas tij, tregon se me ato intervista ka goditur ata që urdhëruan.

Avokati shkruan se, ata janë që kanë keqpërdorur edhe varret e fëmijëve të vrarë, dhe kanë keqpërdorur edhe vizitat në qendrat ku po mbahen të mbyllur, që aludon në ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Tutje, avokati thotë se, nuk ka forcë që do ta ndalojë atë.

“Krimet që ka urdhëruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj, me skuadrën e tyre, janë përtej mizores”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Miq:

Skuadrat vrastare kanë urdhëruar disa TV dhe portale që: intervistat e mia me shikueshmëri milionëshe, t’i heqin nga faqet e tyre, pasi ato në mënyrë bindëse po tregojnë përfshirjen DIREKTE të tyre në krimet më mizore.

Deri më tani kanë hequr disa....

Kjo tregon, se sa i kemi Goditur me to.

Miq.

Këta jo vetëm që kanë keqpërdorur edhe varret e fëmijëve të vrarë, por kanë keqpërdorur edhe vizitat në qëndrat, ku mbahen të mbyllur.

Mbani mend: nuk ka forcë që na ndal....

Krimet që ka urdhëruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj, me skuadrën e tyre, janë përtej mizores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat