Ish-polici Rudari: Grabitja në Suharekë u krye për 150 sekonda, s’pati patrulla të mjaftueshme nga Policia

Aktuale

Ish-polici Rudari: Grabitja në Suharekë u krye për 150 sekonda, s’pati patrulla të mjaftueshme nga Policia

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:15
Naim Rudari

Ish-polici Naim Rudari, ka thënë se grabitja e armatosur në Suharekë u krye për 150 sekonda, të cilat, sipas tij, janë të mjaftueshme për ta kryer një grabitje.

Tutje, ai tha se ka shumë mangësi nga intervenimi i Policisë, të cilat, sipas tij, duhet të analizohen.

Ka një varg mangësish duhet të analizohen nga vetë policia dhe kuvendi komunal për t’i mbuluar rrugët me kamera. Nuk ka pasur patrulla të mjaftueshme nga Policia, edhe pse Suhareka është një vend që nuk ka shumë hapësirë, nëse do të kishte më shumë patrulla të angazhoheshin sa më parë. Ndoshta, ky rast nuk është analizuar mirë edhe në intervenimin e parë. Ata janë përgjigjur, por sa kanë qenë të përgatitur, është parë se vetëm është dashur ta ruajnë veten dhe më pas nëse do të mundin të marrin veprim. Kanë pritur që grabitësit të dorëzoheshin, ata nuk kanë shkuar të dorëzohen apo të arrestohen”, tha ai.

Rudari tha se për hetimin e këtij rasti duhet të angazhohet departamenti i krimeve të rënda edhe për rastin në Suharekë, edhe për atë në Ferizaj.

Duke i shikuar pamjet e grabitjes në Suharekë, ish-polici Rudari tha se duken gjakftohtë dhe gjuajnë me maturi për t’i frikësuar policët e jo për t’i vrarë.

“Duken gjakftohtë, të pabrengosur, gjuajnë me maturi, gjuajnë për t’i frikësuar policët jo për t’i vrarë, e kanë siguruar rrugën e ikjes. Thuhet se janë në arrati, por nuk dihet kush janë ata”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat