Ish-hetuesi Mehmeti: Kryesit e grabitjeve, njerëz të depërtuar nga vende të perëndimit

Aktuale

Ish-hetuesi Mehmeti: Kryesit e grabitjeve, njerëz të depërtuar nga vende të perëndimit

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:35
Murat Mehmeti, një ish-zyrtar policor.

Ish-hetuesi Murat Mehmeti ka shprehur shqetësimet e tij rreth grabitjeve në Kosovë, duke theksuar se grupet kriminale po perfeksionohen dhe tregojnë një rritje shqetësuese të aktiviteteve kriminale.

Një ditë pas grabitjes së armatosur në Suhraekë, Mehmeti ka shtuar se nuk është hera e parë që shohim një grabitje, duke theksuar se pas dështimit të sistemit të drejtësisë, grupet kriminale po e rrisin nivelin e tyre të organizimit.

Ai ka përmendur se shumë nga kryesit e veprave të grabitjeve janë njerëz të depërtuar nga vende të perëndimit.

Gjithashtu, ai ka rikujtuar një incidenti të vitit 2001 në Mitrovicë, ku kryesit e veprave u kapën në flagrancë me një shumë prej 500 mijë euro në çantë.

“Nuk është rasti i parë i grabitjes, kemi parë edhe grabitje të tjera në Prishtinë, grupet janë perfeksionuar, do të thotë shumë janë kryesit e veprave edhe atëherë, edhe tash, janë njerëzit të cilët janë të depërtuar nga perëndimi. Grabitjet e bankës në Mitrovicë ka qenë dita e fundi kur është ndërruar marka me euro dhe kryesit e veprave janë kapur në flagrancë me 500 mijë euro në çantë. Paraprakisht po tregoj që të enjten ka ndodhur grabitja, të shtunën i kanë pasur 5 emrat të cilët kanë me e grabitë bankën”, ka deklaruar Murati.

“Dështimi i veprave penale, për fat keq ata grabitës të dy punojnë roje në një kompani publike. Po flas mbas dënimit, ata është dashur të rehabilitohen dhe jo të punojnë roje në kompani publike ku ruhet pasuria e shtetit”, ka deklaruar ai tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat