Reparti i Gjinekologjisë jashtë funksionit, gruaja lind në sallën e emergjencës

Aktuale

Reparti i Gjinekologjisë jashtë funksionit, gruaja lind në sallën e emergjencës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:40
QKUK

Një intervenim i natyrës ugjent u bë të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, konkretisht në sallën e emrgjencës.

Stafi i këtij reparti u angazhuan në procesin e lindjes së një gruaje që u soll aty nga një klinikë private.

Ushtruesi I detyrës së drejtotit të QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura ka treguar detajet se si ju desh ekipit të emergjencës të intervenoj në këtë rast.

“Dje rreth orës 09:40 minuta është sjell një paciente që kishte kryer kontrollat në një klinikë private por që I njëjti ka drejtuar gruan që të shkoj në QKUK-ë për lindje. Derisa kanë ardh këtu për të kërkuar një autoambulacë, ekipa emergjente e qëndres e kanë parë gjendjen e saj dhe është dadshtur të intervenojnë nga ekipa e emergjencës”,

Nëë kat më lart se salla e emergjencës, ky  institucion ka repartin e lindjes, pothuajse të kompletuar, por i njëjti, është jasht funksionit shkaku i një telashi me të cilin përballen edhe shumë institucione të tjera shëndetësore në komuna: mungesa e stafit.

“Ne e kemi repartin e gjinekologjisë por për shkak të pensionimit të gjinekokogëve e mamive ky repart është mbyllur që nga qershori…. Ministria e Shendetësisë na ka thenë se nëse shpreh dikush nga mjekët këtu dëshiren për specializim të kësaj fushe mundet,  por që s’munden të binë gjinekolog”, ka deklaruar Nura.

Derisa reparti është I kompletuar e paisjet janë të vendosura, banorët e kësaj komune duhet të drejtohen në klinika private ose në QKUK-ë për trajtim.

Lehona që kreu lindjen në repartin e  Emergjencës në QKMF-në e Skenderajit,  është derguar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Gjendja shëndetësore e saj dhe foshnjës është e mirë, andaj të dyja janë liruar për në shtepi gjatë të enjtes, është bërë e ditur nga Spitali i Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat