Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:24
Pjetër Shala

Këtë të premte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo seancë nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës të Shqipërisë.

Shala akuzohet për krime të luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet ai dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat