Hamiti, Gërvallës: Për Ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest

Aktuale

Hamiti, Gërvallës: Për Ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:59
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot ka thënë se paga e ekspertit të jashtëm të MPJD-së, Gani Jakupi, prej 7 mijë e 500 euro në muaj është shumë modeste.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest.

Sipas tij, Gërvalla e ka dëmtuar imazhin e Kosovës prej ditës së parë.

“Për Ministren e skandaleve të mëdha, e mega skandaleve, ky ndoshta është skandal modest. Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar Ministresha Gërvalla – Schwarz prej ditës së parë. Buxhetin e shtetit me 90 mijë euro në vit kësaj here. Qeveri e ndryshimit. Qeveri e skandaleve!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat