Si u inçizuan bisedat e Thaçit në Hagë? Gashi befason me deklaratën: Plani “tinëzar” i prokurorëve

Aktuale

Si u inçizuan bisedat e Thaçit në Hagë? Gashi befason me deklaratën: Plani “tinëzar” i prokurorëve

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:09
Tomë Gashi

Prokuroria në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka kërkuar që të kufizohen vizitat e të pandehurve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me pretendimin se tre ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tani po gjykohen për krime lufte, kanë bërë “përpjekje të paligjshme për të ndërhyrë te dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre”.

Këtë e komentoi dhe avokati Tomë Gashi në një intervistë për Euronews Albania duke thënë se Prokuroria mund të ketë inçizuar bisedat por kjo nuk do të thotë se janë të vërteta pasi sipas tij ata janë përdorur në mënyrën që kanë dashur ata.

Më tej shtoi se e gjithë kjo ishte një grackë e Prokurorisë.

“Dëshmitarët e mbrojtur  dhe anonimë nuk mundet që as emrat e tyre ti përmendin me të tjeët kur bisedojnë, përveç se me klientët e tyre. Ky është një dështim i avokatëve dhe do të të duheshin që  të këshillojnë klientët e tyre e ndoshta dhe të tjerë që mund t’ë thoshte se mund të flisnin për gjëra që krejtësisht lejoheshin.

Nga Gjykata pritet drejtësi, por jo nga prokuroria sepse qëllimi kryesor është që të dëshmohen para një trupi gjykues akuzat, paguhen miliona euro. Kjo ka qenë një grackë nga Prokuroria në Hagë. Gjykata duhet të ishte në nivelin e duhur dhe të mos i pranojë këto gjëra që po ndodhin sepse do të dëmtonin tepër rëndë. Prokuroria mundet me inçizuar dhe mua dhe ty, por nuk janë prova të ligjshme të një gjykatë ndërkombëtare. Prokuroria bën një kërkesë dhe pastaj Gjykata e vlerëson. Nëse Prokuroria i inçizon, këto prova mund t’i përdor për vetveten, por nuk janë prova të pranueshmë në Gjykatëm, dhe vlera e tyre është zero”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat