Haxhiu: Në Prekaz zhvarrosen mbetjet e 6 personave, nisin hetimet

Aktuale

Haxhiu: Në Prekaz zhvarrosen mbetjet e 6 personave, nisin hetimet

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 06:10
Albulena Haxhiu

Për gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë personave në një lokacion në Prekaz të Poshtëm, të cilët dyshohen të jenë nga lufta e fundit, ka reaguar të premten në mbrëmje edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo thotë se përfunduan aktivitetet gërmese në Prekaz, ndërsa mbetjet selektore do të ekzaminohen për të përcaktuar vdekjen.

“Gjatë gërmimeve dhe zhvarrimeve në lokacionin e shënjuar në Prekaz të Poshtëm për 3 javë, ekipet mjekoligjore të IML-së dhe EULEX-it kanë arritur të gjejnë dhe zhvarrosin mbetjet skeletore të 6 individëve të cilët i takojnë kohës së luftës së fundit. Ky aktivitet është zhvilluar në koordinim me KQPZH dhe me mbështetje të Policisë së Kosovës”, shkruan Haxhiu.

Mbetjet skeletore do të ekzaminohen për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe identitetin e tyre në laboratorin e Antropologjisë mjeko ligjore në IML, thotë ajo.

Ndryshe, sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbetjet mortore do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat