Shala: Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje

Aktuale

Shala: Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Kujtim Shala

‘Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje’, kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Shala potencoi se LDK-ja është një parti e organizuar mirë si në aspektin strukturor ashtu edhe në atë politik.

“Si parim partitë opozitare janë të gatshme për zgjedhje, sepse kanë parasysh disa situata pastaj përpiqen vetë të organizohen të punojnë më shumë.

Opozita ka mangësin e madhe sepse nuk ke pushtetin, dhe pikëpamjet nuk mund t’i realizosh por ka favorin e madh sepse mund të merresh më shumë me punët e tua, dhe të partisë tënde, dhe LDK-ja është e gatshme, ka dhe programin qeverisës pra në të gjitha kuptimet është parti e organizuar shumë mirë, të them të vërteten në kuptimin e organizimit srukturor, strukturës së saj të organizimit politik dhe të funksionimit të saj nuk ka qenë keq as kur dolëm shumë keq në zgjedhjet e fundit nacionale, por kishte një lloj ikje të elektoralit të LDK-së që në masë të madhe është kthyer, natyrisht që nuk mjafton” ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat