Zogaj i KGjK-së për dhunën me bazë gjinore: Politikat ndëshkimore nuk janë adekuate

Aktuale

Zogaj i KGjK-së për dhunën me bazë gjinore: Politikat ndëshkimore nuk janë adekuate

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:38
Albert Zogaj

Në Prishtinë është lansuar fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë se ky sistem ka vetëdije të lartë sa i përket reagimit për raste të tilla.

“Të gjitha çështjet civile e rastet e dhunës trajtohen me dy procedura në gjykata, brenda afateve. Na mbetet ende punë për të bërë dhe e them se edhe nga perspektiva e sistemit që duhet të punojmë shumë në përfaqësimin e viktimave, që është parakusht për dhënien e vendimeve. Na nevojitet koordinim institucional për rehabilitimin e viktimave dhe kryesve”, ka thënë Zogaj në fjalën e tij.

Duke folur për politikat ndëshkimore, Zogaj ka theksuar mungesën e atyre për ndëshkim, por që ka shtuar se janë duke punuar.

“Kemi koordinim bashkë me Gjykatën Supreme se politikat ndëshkimore nuk janë adekuate, por po i adresojmë bashkë”.

“Ne po i monitorojmë me një komision të veçantë dhe kjo cilësi e vendimmarrjes do të avancohet gjatë vitit të ardhshëm. Në jemi të gatshëm për të kontribuar që të jepet drejtësi për të gjtiha rastet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat