​Kurti e Nuraj diskutojnë mbi të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Aktuale

​Kurti e Nuraj diskutojnë mbi të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:38
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, me të cilën ka diskutuar mbi pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre.

Kurti me këtë rast u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Ai falënderoi Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar të mërkurën, ku i pranishëm në ceremoninë hapëse ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.

Ndryshe, në tetor 2022, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat