Përkujtohet heroizmi i Jasharajve, ‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ homazhe në Prekaz: Meka dhe Vatikani i kombit shqiptar

Aktuale

Përkujtohet heroizmi i Jasharajve, ‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ homazhe në Prekaz: Meka dhe Vatikani i kombit shqiptar

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga Prekazi, SHKA ‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ nderojnë sakrificën e Jasharajve.

Në prag të festës së 28 Nëntorit, e cila shënon 111 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar  Adem Jashari, si dhe shfaqjen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në publik, anëtarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Kulturore-Artistike ‘Sofra Pejane’ dhe Shoqërisë Kulturore-Artistike ‘Përparimi’ kanë bërë një vizitë në Prekaz.

Gjatë vizitës, ata bënë homazhe dhe i nderuan me respekt varrezat e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Më pas, ata vizituan kullat e familjes Jashari dhe Muzeun që ndodhet aty, ku u njohën nga afër me armët, objektet personale dhe kujtimet e familjes Jashari, dëshmi të periudhës së tyre të përfshirjes në luftën e tyre heroike që përfundoi me një sakrificë të madhe.

Në një postim në Facebook ata thanë se “’Meka dhe Vatikani i kombit shqiptar, Prekazi heroik – familja Jashari’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat