Detaje të reja rreth vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Francë, ky ishte motivi

Aktuale

Detaje të reja rreth vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Francë, ky ishte motivi

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 18:14 Përditësuar në ora: 21:37 më 26.11.2023
I ndjeri Veli Sadiku

Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte, u qëllua nga plumbat e dy bandave që po luftonin mes vete

Të shtënat me armë në Dijon të Francës ia morën jetën e 55-vjeçarit nga Kosova i cili ishte duke fjetur në banesën e tij, teksa jashtë po zhvillohej një konflikt mes dy bandave rivale. Siç raportohet banesa e kosovarit gjendej në katin e parë të objektit.

Për këtë ka treguar vetë familja e viktimës Veli Sadiku ngg fshati Rashan i Mitrovicës.Sadiku ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së fundit.

Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”, duke treguar se dy persona që qëlluan ishin në lëvizje me veturë. Ata janë arratisur.

Sadiku është viktimë kolaterale nga kjo ngjarje, ka treguar prokuroria franceze.

Familja Sadiku kishte 14 vite që jeton në Francë, ka raportuar “Le Figaro”. 

=====

Është vrarë në moshën 55 vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku nga fshati Rashan. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mbrëmë (e shtunë), familjarë të tij të cilët thanë për media se i ndjeri është vrarë  në Dijon të Francës

Familjarët kanë treguar, se Veli Sadiku që ishte ushtar i Ramush Haradinajt në Koshare dhe Pashtrik, u qëllua derisa ishte duke fjetur.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat