Shpeshtohen grabitjet e armatosura, 3 raste serioze brenda 2 javëve

Aktuale

Shpeshtohen grabitjet e armatosura, 3 raste serioze brenda 2 javëve

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Pamjet që u panë thujase në gjithë vendin, u shpërndanë nga Suhareka, me personin që i xhironte ato duke i krahasuar me skena filmash.

Rasti i grabitjes që ndodhi para orës 16 në Suharekë, ku mbetën të lënduar dy policë e besohet se u vodh ari me vlerë mbi mbi 200 mijë euro, për nga forma, nuk ishte i vetmi në këto ditë.

Persona me armë të gjata por edhe me pajisje të tjera që jo lehtë gjenden, u përdorën edhe në të paktën dy raste, në dy komuna të tjera.

Të martën, në qytetin e Gjilanit, dikush tentoi ta plaqkisë një bankomat duke hedhur fillimisht eksploziv mbi të.

E në filim të këtij muaji, në qytetin e Ferizajt tre persona të maskuar kishin vendosur një mjet shpërthyes në njërin nga bankomatët që ndodhen në magjistralen Prishtinë Ferizaj e të cilët edhe kishin sulmuar dy zyrtarë policorë me armë zjarri, në momentin që u paraqitën r për të parandaluar grabitje.

Përsëritjen e skenave të tilla, njohësi i rrethanave të sigurisë, Hysen Gicaj e lidh me disa anë arsye.

“Shoqnia apo shteti nuk ka ndonjë mekanizëm apo kontrollë I cili I menaxhon këto informacione që shpërndahen dhe pastaj krijohet njëfar bindje që mund të jetohet në mënyra tjera edhe pas krizave që shfaqën në shoqëri sidomos ekonomike, ndodhin edhe këto fenomene sepse njërëzit e shohin si një mënyrë më të lehtë për përfitime prandaj edhe marrin guximin edhe të merren me këto punë”, ka thënë Hysen Gecaj – Njohës i Sigurisë.

Edhe Erisa Hajrizi, ato i lidh me gjendjen ekonomike.

“Plaqkitjet me armë të gjata në Kosovë mund të interpretohen në aspektin sociologjik si shenjë e disfatave sociale dhe ekonomike, kjo tregon për një mungesë besimi në institucione dhe një ndjënjë të papërfshirjës në procese shoqërore. Sitatat ekonomike dhe sociale janë shpeshëherë të brishta shkaktojnë tensioned he pasoja të shumta duke sjellë plaqkitje dhe perdorim të armëve” , ka thënë Erisa Hajrizi – Sociologe.

Pos tentimeve për plaqkitje, të mërkurën janë raportuar edhe dy raste ku janë përdorur mjete shëprthyese, përfshirë rastin e Prizrenit ku mbetën 10 persona të plagosur, dhe një tjetër në komunën e Prishtinës, që rezultoi vetmë me demë materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat