Kryetari i Preshevës njofton se në objektin e komunës vendoset flamuri kombëtar shqiptar

Aktuale

Kryetari i Preshevës njofton se në objektin e komunës vendoset flamuri kombëtar shqiptar

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 09:09
Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media ai ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

“Nesër (27 nëntor) në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista”, thuhet në njoftim.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat