Ministri Aliu dhe drejtori i AKK-së vizitojnë komunat veriore

Aktuale

Ministri Aliu dhe drejtori i AKK-së vizitojnë komunat veriore

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:56
Leposaviqi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Avni Ahmeti, këtë të hënë do të vizitojnë komunat veriore të Kosovës.

Sipas njoftimit, vizita e tyre vjen me rastin e rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyrave Kadastrale Komunale në komunat veriore.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se sot, me datë: 27.11.2023 (E Hënë), Ministri i MMPHI-së z. Liburn Aliu, së bashku me drejtorin e AKK-së z. Avni Ahmeti, do të vizitojnë komunat në Veri, me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyreve Kadastrale Komunale në komunat veriore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, një konferencë pritet të mbahet në Komunën e Mitrovicës Veriore, duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat