“FSK-ja trashëgimtare e UÇK-së”

Aktuale

“FSK-ja trashëgimtare e UÇK-së”

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 12:50
FSK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me rastin e “Ditës së Forcës”.

Presidentja e Osmani para mediave, ka thënë se sot FSK-ja është forcë e cila është e trajnuar në bazë të standardeve më të larta të NAT0-s, forcë e cila jep kontribute jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon por edhe përtej.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se FSK-ja është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate Aleancën e NATO-s.

“Duke shërbyer së bashku me forcat amerikane forcat e Mbretërisë të Bashkuara dhe ushtritë tjera aleate nëpër vende të ndryshme të votës në misionin paqeruajtës. Dhe kështu duke dëshmuar që ajo është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate ne aleancën më të fuqishëm në historinë e njerëzimit në Aleancën e NATO-s. Si komandante supreme e kësaj ushtrie çdo kund në çdo cep të botësh shihet se me sa admirim  vlerësohen sukseset e kësaj ushtrie prandaj jam jashtëzakonisht krenare me të”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, kryeministri teksa ka uruar shqiptarët për “Ditën e Forcës”, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria deri më tani ka dërguar 3 mijë 459 ushtarë e oficerë për shkollim jashtë vendit.

“Qeveria e Kosovë në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë trefishim për investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimit të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3 mijë 459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë ne e kemi të qartë se FSK-ja është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat