PSD me aksion para zyrave të EULEX, të mërkurën protestojnë kundër Trendafilovës

Aktuale

PSD me aksion para zyrave të EULEX, të mërkurën protestojnë kundër Trendafilovës

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Aksioni i PSD-së

Aktivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të EULEX-it.

Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

Theksojmë se ditë më parë Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të mbahet më datë 29 nëntor, në orën 14:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat