Szunyog: BE-ja e njeh rolin vendimtar të BIK-ut në forcimin e dialogut ndërfetar

Aktuale

Szunyog: BE-ja e njeh rolin vendimtar të BIK-ut në forcimin e dialogut ndërfetar

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 16:24
Tomáš Szunyog dhe Naim Tërnava

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka zhvilluar takim me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

Ai ka thënë se ka përgëzuar Tërnavën për rizgjedhjen në krye të BIK-ut.

Përmes një postimi në X, Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian e njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame në forcimin e dialogut ndërfetar.

“Më vjen mirë që takova Myftiun Tërnava, të cilin e përgëzova për riemërimin. BE njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame të Kosovës në forcimin e dialogut ndërfetar dhe një bashkëjetesë të qëndrueshme paqësore në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ambasadori Szunyog, tha se në takim kanë diskutuar edhe për Ligjin për Liritë Fetare, për të cilin tha se duhet të miratohet.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ligjin për Liritë Fetare. E ritheksova se BE-ja inkurajon miratimin e saj nga Parlamenti”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat