Spartak Ngjela: Koha po e kërkon sërish këtë figurë shqiptare për bashkimin kombëtar, kjo ishte kapja gjeniale e tij

Aktuale

Spartak Ngjela: Koha po e kërkon sërish këtë figurë shqiptare për bashkimin kombëtar, kjo ishte kapja gjeniale e tij

Nga: A.Zh Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka vlerësuar se koha po e kërkon sërish veprimtarin e çështjes kombëtare dhe themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemali.

Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ngjela ka thënë se Qemali u duhet shqiptarëve për çështjen e bashkimit kombëtar, përcjell Bota sot.

“Pavarësia e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me figurën e Ismail Qemalit. Sepse ishte kapja gjeniale e tij, që brenda kontradiktave të kohës që kishin fuqitë e mëdha, me gjenialitet, krijoi mundësinë e pavarësisë. Koha po e kërkon sërish, por këtë herë për bashkimin kombëtar të dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik...

Gëzuar 28 nëntorin, festën e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar avokati Ngjela në një postim në Facebook.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat