Bashkimi Kombëtar – qytetarët duan forcimin e shtetit e bashkëpunim nga të dyja shtetet

Aktuale

Bashkimi Kombëtar – qytetarët duan forcimin e shtetit e bashkëpunim nga të dyja shtetet

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Kosova e Shqipëri duhet që ta bashkëpunojnë më shumë me njëra tjetrën në mënyrë që të zhvillohen si dy shtete të fuqishme në Evropë, po vlerësojnë qytetarët. Madje sipas tyre bashkon vetëm dita 28 nëntori  por bashkim të dy Shteteve nuk duhet të ketë sipas disa qytetarëve.

Agim Murtari, tha se po të ishim të bashkuar do të ishim më të forët, mirëpo sipas tij, edhe si dy shtete “nuk prish punë”.

Mirë kishë qenë me u bashku se më të fortë kishim qenë bashkë mirëpo edhe kështu nuk na prish punë jemi dy shtete shqiptare. Me pas qenë të bashkuar kishim me qenë ma të fortë ekonomikisht, ushtarakisht edhe kuptohet bashkimi bënë fuqi”.

Ymer Bajgora, tha se nuk duhet të bashkohen Kosova e Shqipëria, madje tha se duhet të punohet në formimin e shtetit.

“28 nëntori gjithmonë na gjen të bashkuar Kosova me Shqipërinë ma vonë duhet të bashkohet se tashmë jo se nuk janë kushtet duhet me u forcuar ne si shtet”.

Edhe Valon Humolli, tha se nuk duhet që të ndodh bashkimi me Shqipërin duke thënë “e kemi shteton tonë”.

Nuk e di jam skeptik e kem shtetin tonë duhet me u koncentruar për 17 shkurt. Nuk kem nevojë mu bë një shtet ne e kemi shtetin tonë. Shqipëria nuk ka dashtë me u bashku na. Shqipëria nuk po na përkrah sa duhet”, raporton eo.

Ndërsa Baki Canolli tha se bashkimin me një shtet tjerët nuk e lejon as Kushtetuta.

Si festë na bashkon, por Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë sepse nuk e lejon Kushtetuta. Vetëm Shkodra edhe Kukësi votojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat